
Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për mesfushorin e Anglisë, Kalvin Phillips.
“The Sun” raporton të hënën se Liverpooli do ta kontaktojë këtë javë Manchester Cityn në lidhje me transferimin e 27-vjeçarit. Mësohet se Liverpooli do të insistojë në huazimin e Phillipsit me detyrim të blerjes së tij në fund të edicionit.
Liverpooli është në kërkom të një mesfushori defensiv pas largimit të Fabinhos e Jordan Hendersonit, ndërsa Phillips po shihet si përforcim i duhur nga trajneri Juergen Klopp.
Ai iu bashkua Cityt verën e shkuar nga Leeds Unitedi për 50 milionë euro, por pati lëndime të shpeshta dhe regjistroi pak ndeshje. Phillips ka kontratë me Cityn deri në vitin 2028, ndërsa këtë edicion ende nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje.