Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

City arrin marrëveshje për Dokun

Gazeta10
22 August 2023 - 16:10

Kampioni i Anglisë, Manchester City, ka siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut, Jeremy Doku.

Mediumet britanike kanë raportuar të martën se City ka arritur marrëveshje me skuadrën e Rennesit për transferimin e belgut. Doku gjatë kësaj jave do t’u nënshtrohet kontrollimeve mjekësore përpara se të prezantohet me fanellën e ekipit anglez. Për kartonin e tij City do të paguajë në total 60 milionë euro.

Doku te City do ta zëvendësojë algjerianin Riyad Mahrez, i cili javë më parë u transferua në Arabinë Saudite.

Doku është pjesë e Rennesit prej vitit 2020, kur iu bashkua nga Anderlechti dhe vlerësohet ndër më të mirët në pozitën e tij në kampionatin e Francës. 21-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion ka 1 gol në 2 ndeshje të luajtura.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.