Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qeveria Kurti shtyn regjistrimin e popullsisë

Gazeta10
23 August 2023 - 12:46

Qeveria ka marrë vendim për të shtyrë për tre muaj regjistrimin e popullsisë. Regjistrimi kishte për të filluar nga 1 shtatori dhe tani do të shtyhet nga 1 nëntori.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo është bërë për shkak të Agjencisë së Statistikave të Kosovës që nuk ka arritur të planifikojë në të gjitha detajet këtë proces.

“Me miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave kemi nisur një proces të rëndësishëm për politikëbërje në segmente e fusha të caktuara”.

“Një sërë aktivitetesh ishin të nevojshme për t’u përgatitur për datën 1 shtator kur duhej të fillonte regjistrimi i popullsisë edhe pse përgatitjet u bënë përkundër rezistencës së prodhuar edhe brenda Komisionit Qendrorë të regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, procesin nuk mund ta fillojmë para datës 1 nëntor 2023, pra dy muaj më vonë për shkak të pamundësisë së ASK-së që me vonesat e shkaktuara t’i planifikonte detajet e fundit”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.