
Ka vdekur në moshën 76 vjeçare aktori i njohur shqiptar, Xhevat Qorraj. Lajmin e ka bërë të ditur nga Betim Qorraj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“I përjetshën qoftë kujtimi për ju! Lamtumirë Xhevat Qorrja”, thuhet në postim.
Xhevati ka lindur në vitin 1947 në fshatin Carrabreg të Deçanit.
Ai është i njohur më shumë për filmat: “3 dritare dhe një varje”, “Eternally Child” dhe “Memory”.
I njëjti së fundmi ka marrë pjesë edhe në serialin “Rrushe”, në rolin e Farukut.
Ai gjithashtu nga viti 1972 është punësuar si aktor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, dikur Teatri Popullor Krahinor, gjersa ka të realizuara 60 role në kinematografi dhe teatër.
