Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Detyrë e qeverisë t’i sigurojë tekstet shkollore, Kurti është kthyer në dëm për Kosovën

Gazeta10
23 August 2023 - 17:21

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është detyrë e qeverisë që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit në vend.

Haradinaj tha se çdo justifikim për këtë dështim, sipas tij, është qesharak, teksa pyeti se çka duhet të ndodh tjetër që kryeministri i vendit, Albin Kurti, që ai është kthyer në dëm për Kosovën.

“Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore. Sikur nuk u mjaftoi poshtërimi që i’u bënë mësimdhënësve me paga. Kur është boll për Kurtin?!”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për çështjen e teksteve shkollore, nëse ato do t’i blejnë prindërit apo vetë ministria.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.