Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ngjarje e rëndë| Vdes vajza 18 muajshe, konsumoi metadonin e lënë nga daja mbi tavolinë  

Gazeta10
24 August 2023 - 10:27

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, një vajzë e moshës 1 vjeçe e gjysmë, e cila konsumoi aksidentalisht metadon në ambientet e banesës në Delvinë.

E mitura ndërroi jetë sot në orët e para të mëngjesit. Ajo u nis të dielën me helikopter nga Spitali i Sarandës, pasi kishte marrë aty ndihmën e parë.

E mitura nuk mundi dot t’i mbijetonte dëmtimeve të shkaktuara nga metadoni dhe ndërroi jetë 5 ditë pasi e konsumoi aksidentalisht.

Fëmija dyshohet se kishte konsumuar metadon në një banesë në Delvinë. Metadoni ishte lënë mbi tavolinë nga daja i saj, i cili dyshohet se ishte përdorues lëndësh narkotike, raporton Euronews Albania.

Vajza e mitur ishte fëmija i një shtetasi italian dhe nënën e kishte nga Delvina.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.