Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Berisha i bashkohet Empolit

Gazeta10
28 August 2023 - 15:35

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha më në fund ka vendosur për të ardhmen e tij.

Ai përfundimisht do të largohet nga Torino, por jo edhe nga Serie A e Italisë.

“Tuttomercatoweb” ka raportuar të hënën se Berisha do t’i bashkohet skuadrës së Empolit. Bëhet e ditur se Berisha tashmë ka arritur marrëveshje me Empolin dhe do të prezantohet së shpejti. Ai me ekipin e ri, do të firmos kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. 34-vjeçari është pjesë e Torinos prej vitit 2021, ndërsa këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për ekipin. Empoli, bëhet ekipi i tij i pestë në Itali për Berishën, ku bën karrierë prej vitit 2013. Më herët, ai ka qenë edhe pjesë e SPAL-it, Atalantas e Lazios.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.