
Pas një pauze të shkurtër verore të emisionit “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, sonte fillon sezoni i tretë i këtij formati televiziv, duke filluar nga ora 20:20.
“Politiko” edhe këtë sezonë do të ofrojë tek opinioni publik debat mbi çështjetr e aktualitetit politik në vend me analistët e rregullt në studio dhe të ftuarit e ndryshëm.
Përplasjet mes argumenteve dhe kundërgumenteve nga analistët do të karakterizojnë edhe këtë sezonë të emisionit më të shikuar në vend “Politiko”me Kushtrim Sadikun.
Sigurisht që nuk do të mungojnë as befasitë, hulumtimet dhe lajmet ekskluzive të cilat do të sillen te opinioni publik përmes ekranit të televizionit të gazetarëve Kanal 10.
Emisioni debatues që udhëhiqet nga gazetari Kushtrim Sadiku nga e hëna e kësaj jave do të shtjellojë temat e aktualitetit politik në vend, intervista ekskluzive dhe lidhje direkte nga terreni duke sjellur zhvillimet më të fundit dhe në kohë reale para publikut kosovar dhe jo vetëm. /Gazeta10/