Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti grevistëve: S’mund të kërkoni paga të rritura, kur fëmijët po na dalin analfabetë funksional

Gazeta10
03 September 2022 - 12:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është marrë sot në konferencën për media edhe grevistës që po protestojnë nga 25 gushti. Ai ka thënë se është e papërgjegjshme që të bëhet vetëm thirrje për rritje pagash, në kohën kur shumica e fëmijëve dalin analfabetë funksionalë.

“Në një Kosovë, kur testet e PISA-s po na nxjerrin ¾ e fëmijëve analfabetë funksionalë ta shantazhosh Qeverinë, kërcënosh Qeverinë me rrënim të shtetit është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi. Nga greva janë të gjithë humbës. Të krijosh ditë pa mësim për fëmijët është papërgjegjësi. Duke nxjerrë analfabetë e duke menduar veç për paga po na shtohen listat sociale. Ose asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani” ka thënë ai. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.