
Kryeministri Albin Kurti gjatë konferencës për media, ka treguar për pakon e re ekonomike ku pensionitët do të marrin 100 euro shtesë, zyrtarët publik 50 eurove duke filluar nga muaji shtator, kurse punëtorët në sekotrin publik do të marrin shumën prej 100 eurove, raporton Gazeta10.
Edhe pakoja për student prej 100 euro do t’i shpërndahet prej muajit nëntor, ndërsa për sektorin privat nuk ka shtesa të ndara, por kanë thënë se nëse punëdhënësi rrit pagat për punëtorët, gjysma e vlerës së rritur do të subvencionohet, deri në 100 euro.
“Për pensionistët do të ndajmë shumën e njëhershme prej 100 eurove, kurse familjet në asistencë sociale do t’i mbështesim duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj”, ka thënë Kurti.
Ai shtoi se përmes pakos për përballjen me infacion do të ndahen rreth 150 milionë euro.
“Në muajt në vijim do të ndajmë rreth 150 milionë euro për pakon për përballjen me inflacion, ku përmes masës së subvencionimit të atyre që kursejnë energji, do të përfitojnë të gjitha familjet, rreth 300 mijë, kurse nga pagesat direkte do të përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë”, ka thënë kryeministri./Gazeta10.