
Mesfushori Sofyan Amrabat mund të konsiderohet futbollist i Napolit. Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Napoli ka arritur marrëveshje me Fiorentinën për transferimin e marokenit.
Amrabat te kampioni i Italisë, do të prezantohet të mërkruën pasi t’i kryejë kontrollimet mjekësore. Napoli do të paguajë 30 milionë euro për 27-vjeçarin, i cili do të firmos kontratë katërvjeçare.
Ai ishte pranë kalimit te Manchester Unitedi, por ekipi anglez nuk ofroi mbi 25 milionë euro dhe Fiorentina pranoi ofertën e Napolit. Amrabat prej vitit 2020 është pjesë e Fiorentinës, ndërsa në Itali ka luajtur edhe për skuadrën e Veronës.
Këtë edicion, ai nuk e ka luajtur asnjë ndeshje për Fiorentinën pasi ishte në pritje të transferohet diku tjetër.