
Mesfushori i Portugalisë, Matheus Nunes i është bashkuar kampionit të Anglisë, Manchester City.
Nunes te City është prezantuar të premten dhe me ekipin e ri ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028.
Ai është transferuar nga Wolverhamptoni te City, ekip që thuhet se ka paguar 60 milionë euro për kartonin e tij.
Ai verën e shkuar u transferua në Angli nga Sportingu dhe në edicionin e tij të parë impresionoi me paraqitje te Wolvesi.
Nunes ka thënë se nuk ka hezituar aspak t’i bashkohet Cityt, pasi te kjo skuadër do ta ketë mundësinë të punoj me trajnerin Pep Guardiola, si dhe për të fituar trofe.
Ai bëhet transferimi i katërt i Cityt këtë verë pas Jeremy Dokut, Mateo Kovaçiqit e Joshko Gvardiolit.