Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

DiCaprio e gjen partneren e re që “përmbush” rregullin e tij të famshëm

Gazeta10
03 September 2022 - 18:06

Leonardo DiCaprio nuk ka humbur kohë dhe duket se ka gjetur dashurinë e re, raporton Gazeta10.

 Vetëm pak ditë pasi u bë publike ndarja me modelen Camila Morrone, aktori hollivudian është parë nën shoqërinë e një tjetër bukurosheje.

 Bëhet fjalë për modelen ukrainase Maria Beregova, me të cilën është parë së fundmi.

47 vjeçari ka një “rregull” dhe këtë e ka zbatuar sërish. E dashura e tij nuk duhet të jetë më e madhe se 25 vjeç. Modelja ukrainase, me të cilën thuhet se është lidhur, është vetëm 22 vjeç. Aktori me famë botërore dhe modelja u fotografuan duke festuar së bashku në St. Tropez gjatë verës.

Beregova ka pak kohë që është ndarë nga bashkëshorti i saj Ahmed Masoud Abdelhafid, 30 vjeç. Ky i fundit drejton një shtëpi mode në Monako, ndërsa është nipi i ish-ministrit të Brendshëm në Libi, kur ky shtet drejtohej nga Gaddafi. Beregova u rrit në Zvicër, ndërsa aktualisht jeton në Londër./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.