
Kredibiliteti i organizatës ndërkombëtare Huma Right Watch ka rënë për toke në Kosovë. Ka mjaftuar një dëshmi e Fred Abrahams, një nga anetarët e saj, në gjyqin kundër krerëve të UÇK-së në Hagë, që raportet e kësaj për Kosovën, sidomos për UÇK-në të mos kenë gati asnjë rendësi.
Kjo pasi avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson e vendosi para aktit të kryer Abrahamsin, duke e bërë atë që të pranojë se raportet e tyre për krime të supozuara të UÇK-së ishin bazuar nga të dhënat e Serbisë, nga mediat serbe, si dhe nga opinione të vet autorëve.
Në dritë të këtij zhvillimi, në një hulumtim të thjeshtë në uebfaqen e kësaj organizate del se e njejta duket se ka dyshime edhe mbi shtetësinë e Kosovës. Në listën e raporteve për vendet e ndryshme, Kosova është vendosur bashkë me Serbinë, për dallim nga shtetet tjera që janë vendosur veç e veç.
Edhe kur klikohet brenda linkut ku është i shkruar emri i Kosovës bashkë me të Serbisë, ato janë në një faqe.
Një veprim i ngjashëm i kësaj organizate është bërë edhe me Palesitinën, që nuk është shtet. Atë e kanë vendosur bashkë me Izraelin.
