Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria po merret me gjuajtjen me miell ndaj ministrit Murati

Gazeta10
04 September 2022 - 9:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se Prokuroria është duke u marrur me rastin e djeshëm ku është gjuajtur me miell ministri i financave, Hekuran Murati, raporton Gazeta10.

Në raportin e policisë thuhet se pasi në gazeta dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video e tillë, njësitë policore kanë dalur në vendin ku ka ndodhur incidenti.

Lidhur me këtë rast policia ka kontaktuar edhe ministrin Murati i cili ka thënë se nuk është i lënduar.

Këtu keni komunikatën e plotë:

“PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE

Prishtinë 03.09.2022 – 15:10. Në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhë incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar. Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të  bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.