
Mbrojtësi kanadez, Alphonso Davies mund të kalojë edicionin e tij të fundit te Bayern Munich.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat gjermane, Davies ka refuzuar kontratën e gjigantit gjerman për rinovimin e kontratës, duke lënë çdo gjë hapur për të ardhmen e tij.
Nëse nuk pranon të vazhdojë kontratën me “Bavarezët” deri në fund të sezonit, kanadezi mund të largohet nga Bundesliga në verën e vitit 2024.
Raportohet se Real Madridi është duke e monitoruar situatën e mbrojtësit këmbëshpejtë dhe në verë pritet t’i dërgojë Bayernit ofertë zyrtare për shërbimet e tij.
22-vjeçari është pjesë e Bayernit që nga viti 2019, ku u transferua nga Vancouveri për shumën e 14 milionë eurove.
Mbrojtësi i krahut të majtë e ka nisur në mënyrë mjaft të mirë edicionin e ri në elitën e futbollit gjerman, ku në tri ndeshje ka dhuruar tre asistime.