
Dy gjigantët e futbollit anglez, Liverpooli dhe Manchester City kanë shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të Ëest Hamit, Nayef Aguerd.
Paraqitjet e mira të Aguerd kanë rënë në sy të dy skuadrave angleze të cilat duan transferimin e tij që në janar.
27-vjeçari ishte këtë verë në radarin e disa skuadrave arabe, por ai refuzoi kalimin në Lindjen e Mesme.
Reprezentuesi maroken ka kontratën me ekipin londinez deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 35 milionë euro.
Në tri paraqitje në Premierligë këtë edicion, ai ka arritur që të shënoj një gol.