
Shqipëria arriti një fitore të madhe kundër Polonisë me rezultat 2-0, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në Tiranë.
“Kuqezinjët” arritën triumfin me golat e Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut dhe me këtë triumf Shqipëria është një hap larg drejt plasmanit në EURO 2024.
Por, gjatë kësaj ndeshje kishte edhe tensione mes tifozërive të të dyja kombëtareve, pas provokimeve nga ana e tifozërisë mysafire.