Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rrëfehet Lirak Çelaj – Si vendosi të bëhej pjesë e UÇK-së?

Gazeta10
13 Shtator 2023 - 9:57

Në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin, aktori i njohur i teatrit, Lirak Çelaj ka rrëfyer historin e ti se si ka vendosur të bëhet pjesë e UÇK-së.

Ai ka treguar rrëfin e tij se qysh në vitet e 1991 kur ka filluar lufta në Jogusllavi ku të gjithë duhet të shkoni të luftonin, shoqëria e tij ka ikur nga vendi por Lirak Çelaj nuk e la vendi e vetë për arsye se një ditë do të bëhet ushtarë dhe do të luftonte  në Kosovë.

Tutje ai ka treguar se në momëntin që ka filluar lufta në Kosovë ai vazhdimisht është munduar që të bëhet pjesë e Ushtërisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në momentin e parë që ka filluar lufta në Kosovë unë jom mundu secili moment me shku, po nuk kisha lidhje me ndonje fshat edhe nuk disha ku mu drejtu. Një prej njerëzve mas shumti që komuniku edhe e kom lut me marr me vete është Haqif Mulliqi i cili ai shkonte vazhdimisht si gazetarë edhe cdo mbramje me tregonte për ngjarjet e luftes edhe vazhdmisht i’u jam luter të më marr me vetë, por më vonë kom kuptuar që atij ju kam dhimbsur”, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka rrëfyer mometin se qysh është bërë më në fund pjesë e UÇK-së ku kishte realizuar një ëndërr të tij.

“E ka pyt dikush dokror Samin nga zona e Llapit i ka thanë po na duhen disa paisje kompjuterike edhe më kan thanë për mu edhe më kan thanë a po vjen ti se na nuk dim më fol edhe une shkova atje ne Buricë edhe atje për herë të parë kom pa ushtarë me uniforma mu realizu ëndrra që e preka 1 ushtarë  edhe jom taku me komanda Luta, Ibishi e shume të tjerë, mas dy dite më kan marr në telefon më kanë thanë hajde kurdush aty kur jom shku më kan prit komandat Remi, Lata , Fatmir Humolli etj edhe kshtu kom vahdu jom bo pjesë e UÇK-së me të thanë të vërteten une kom dasht me qenë ushtarë i rëndomtë por mir ”, ka shtuar ai.  

Në fund  ai ka rrëfyer që ka shumë pjesë nga lufta ku nuk dëshiron që ti kujtojë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.