
Gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se Federata e Futbollit të Polonisë ka vendosur për shkarkimin e trajnerit portugez, Fernando Santos.
Shkarkimi i tij erdhi pas rezultateve të dobëta gjatë ditëve të fundit, me humbjen ndaj Shqipërisë që ishte si ‘shuplaka’ e fundit për trajnerin portugez.
Në krye të Polonisë, Santos ishte vetëm për gjashtë ndeshje duke arritur 3 fitore dhe 3 humbje.
Santos është fitues i Kampionatit Evropian “Franca 2016”, duke mposhtur në finale Francën pas vazhdimeve me rezultat 1-0.