
Komuna e Lipjanit ka marrë vendim që nxënësit e klasave 6-9 të shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri” të vinojnë mësimet në objektin e shkollës së mesme “Adem Gllavinca”.
Ky vendim i komunës ka shfaqur pakënaqësi të mëdha te prindërit e nxënësve të shkollës “Vëllezërit Frashëri”
Në një lidhje direkte në emisionin “Raport”, me Naim Sadikun, arsimtarja e matematikës, Fatime Krasniqi ka thënë se ky vendim është marrë për shkak të numrit të madh të nxënësve në shkollën fillore.
Ajo tha që hyrjet në shkollën e mesme janë të ndara dhe kanë marrë premtime nga Komuna që do të kenë kushtet e nevojshme.
Sipas saj prindërit po kundërshtojnë për shkak të dembelisë dhe neglizhencës së tyre për t’i bartur fëmijët e tyre sepse këtu mësimi është më efektiv. /Gazeta10/