
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka folur për Lojërat Mesdhetare.
Çeku për organizimin e këtyre lojërave ka thënë se se Kosova ka marrë obligime serioze ku shumë ministra të ndryshëm kanë dhënë garancion për organizimin e këtyre Lojërave.
Ai po ashtu tutje ka shtuar se për të organizuar këto lojëra ka bërë edhe një lidhje më Shqipërin pasi që disa nga lojëra do të luhen atje.
“Në bashkëpunim më Shqipërinë me Qeverinë dhe me komunitetin olimpik dhe bashkinë e Durrësit na ata i kemi pjesë të lojërave të lundrimit sepse këto lojëra do të organizohen në detin e Durrësit”, ka thënë ai.
Çeku tutje ka treguar se në këto lojëra do të marrin pjesë deri në 5 mijë sportis. Ai po ashtu ka treguar vendimin e tij për stadiumin nacional.
“Për stadiumin nacional duhet të kemi një proces profesional se ku dhe me çfarë kapeciteti duhet ta bëjmë këtë stadium, Nuk kemi ende një vendim se ku duhet te vendoset ky stadium sepse duhet të kemi një proces për këtë”, ka thënë ia.