
Veterani i UÇK-së, Agron Kajtazi ka thënë se me protestën e sotme kanë kundërshtuar bastisjet e Dhomave të Specializuara.
“Shprehim indinjatën tonë për bastisjet që po ndodhin tek familjet e dëshmorëve ku po merren gjësende edhe prej gjërave historike. Sot merrën gjëra që janë me të vërtetë jonormale, prandaj është shprehëm indinjatën tonë në protestën e sotme.” tha Kajtazi
Në emisionin Raport në Kanal10, ai shtoj që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kundër tyre. Le të jetë shteti jonë ai që udhëheq bastisjet e të mos vijnë njerëz të dyshimtë që mund të jenë kushdo qoftë” shtoj ai.