
Për herë të dytë në një ndeshje në arenën evropiane, Genc Nuza do të jetë arbitër kryesor.
Katërshja e gjyqtarëve nga Kosova, Genc Nuza, Bujar Selimaj, Fatlum Berisha dhe Erdall Zasella do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Ludogorets – Spartak Trnava.
Gjyqtari nga Mitrovica, Erdall Zasella në këtë ballafaqim do të jetë gjyqtar i katërt i ndeshjes.
Referët nga Kosova në këtë përballje do të ndihmohen në VAR nga arbitrat zviceranë.
Kjo ndeshje do të luhet në Bullgari të enjtën me fillim nga ora 18:45.