Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ky është i dyshuari për vrasjen në Malishevë, viktima ishte shok i tij

Gazeta10
20 September 2023 - 9:10

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Banjë të Malishevës, ku një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj e ka konfirmuar rastin për Gazeta10.

Elezaj tha se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Tutje ai tregoi se i dyshuari për vrasjen është dorëzuar në stacion policor.

 Gazeta Sinjali po ashtu ka  mësuar  ekskluzivisht se i dyshuari për vrasjen e viktimës është Isuf Zogaj.

Sipas sinjalizuesve, rasti tragjik ka ndodhur për motive banale, ku Zogaj dyshohet se ka privuar nga jeta shokun e tij.

 “Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në koordinim të cilin janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, u shpreh Elezaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.