Gjykata Themelore në Prishtinë, ka liruar nga aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, 36 mjekët të cilët ishin akuzuar në rastin “Stenta 2”.
Sipas trupit gjykues, 36 mjekët janë liruar sepse nuk është provuar se kanë kryer veprat penale për të cilat ishin akuzuar.
“Gjykata s’ka mundur të vërtetojë qoftë edhe veprime indivduale që kanë shkaktuar këtë dëm material, a i kanë shkaktuar këta të akuzuar këtë dëm, cili veprim veç e veç ka shkaktuar dëmin dhe në çfarë vlere dhe nuk është vërtetuar kundërligjshmëria e të akuzuarve dhe të njëjtit kanë dhënë mendime profesionale për trajtim jashtë institucionit shëndetësor dhe nuk kanë marrë vendim se çfarë shuma mjetesh, cilat raste duhet të aprovohen, cilat raste duhet të mbështeten financiarisht, për shkak se këtë detyrë nuk e kanë pasur.”, tha gjykata.