Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Balde rinovon kontratën me Barcelonën

Gazeta10
20 September 2023 - 13:49

Alejandro Balde është zbulimi i sezonit të kaluar te Barcelona, me mbrojtësin që shkëlqeu shpejtë dhe zuri vend në formacionin bazë të katalunasve.

Mbrojtësi i majtë tani është blindur me kontratë të re te Barcelona dhe do të mbetet gjatë në këtë klub.

Gjiganti kataluans ka njoftuar ditën e sotme se kanë vazhduar kontratën me Balden deri në verën e vitit 2028, derisa nënshkrimi do të bëhet të enjten.

19-vjeçari ka edhe një klauzolë të re te Barcelona dhe ajo skuadër që dëshiron transferim e tij duhet të paguaj 1 miliard euro.

Barça ka njoftuar se Balde të enjten do të nënshkruajë zyrtarisht kontratën dhe do të mbajë një konferencë për shtyp.

Reprezentuesi spanjoll ka zhvilluar 56 ndeshje zyrtare me katalunasit ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.