
Seanca plenare ka nisur pak më parë për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të LDK-së për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, raporton Gazeta10.
Këtë rezolutë të opozitës e ka kundërshtuar fuqishëm partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar që kërkesa e opozitës është një hap i gushëm duke rikujtuar datën kur dy persona janë arrestuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për dyshimin që ka pasur keqpërdorim me rezervat shtetërore.
“Megjithatë disa muaj më herët edhe nga kjo foltore e kuvendit edhe në mediume të ndryshme janë përmendur ndryshimet se mund të ketë keqpërdorime me rezervat shtetërore dyshimet në të cilat prokuroria e shtetit ka reaguar me datën 18 Gusht të vitit 2023 i ka arrestuar dy persona pranë Ministrisë se Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe një person apo subjekt afarist”, deklaroi Kusari-Lila
Ajo tha se raste më parë kanë kërkuar informacione nga prokuroria e shtetit, por ata nuk kan marrë as edhe një dokument, e shtoi se ky rast ka qenë për menaxhimin e pandemisë.
“Për të ju rikujtuar se si funksionin hetimi parlamentar ne kemi pasur rast në të cilin paraprakisht kemi kërkuar informacione nga prokuroria për raste të cilat janë në prokurori dhe cila ka qenë përgjigja e prokurorisë, as edhe një dokument i vetëm nuk i është lëshuar kuvendit te Republikës, kjo ka qen rasti me komisionin hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë ku janë kërkuar informacione për raste që janë në prokurori ndërsa aktualisht ky hetim synon të bëjë paralelizëm për diçka që organet e rendit tashmë jan të përfshirë”, u shpreh ajo, raporton Gazeta10.
Kusari tutje pyeti opozitën se a nuk po i besojnë Policisë dhe Prokurorisë së shtetit apo deputetët po e konsiderojnë veten hetues më të aftë.
“Pyetje për deputete është shumë e thjesht a nuk po i besoni prokurorisë a po e konsideroni veten hetues më të aftë se prokuroria dhe policia e vendit”, përfundoi Kusari-Lila. /Gazeta10/