
Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka zhvilluar takimin e saj të parë me ministrin e ri të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili do të pasojë si kryediplomat Olta Xhaçkën.
Gërvalla ka thënë se kanë pasur një bisedim tepër të mirë me Hasanin, duke thënë se mes Kosovë dhe Shqipërisë ka shumë gjëra të përbashkëta dhe shumë mundësi.
Ajo ka thënë se ka shumë punë për t’u bërë së bashku dhe ka shtuar se mezi pret për thellim të raportit special në mes të dy vendeve dhe mes njerëzve të dy shteteve./ Gazeta10