Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Logopedi Miran Xhelili flet për belbëzimin dhe llojet e belbëzimit 

Gazeta10
25 September 2023 - 10:28

Si çdo të hënë në emisionin “Dita e Re” në program të mëngjesit, në Kanal10 janë mjek të ndryshëm për probleme të ndryshme të sëmundjeve. Sot ishte i ftuar Miran Xhelili-Logoped, i cili sqaroj se çfarë është belbëzimi dhe llojet e belbëzimit .

“Belbëzimi është një çrregullim i cili e ndikon rrjedhshmërinë dhe rrjedhën normale të të folurit, kjo nënkupton që personat të cilët belbëzojnë manifestojnë vështiri siç janë, bllokimet, përsëritjet, zgjatjet e zanoreve, bashkëtingëllorëve ose përsëritjen e disa tingujve ose fjalëve ose ndonjërën ndalen dhe stopojnë në rastet kur një tingull ose një fjalë për ta është problematike pra kjo nënkupton që personat që belbëzojnë e din shumë mirë se çka duhet të flasin por e kanë të vështirë ta thonë në rrjedhën normale të folurit”, shtoi doktori.

Gjithashtu  ai shpjegon se kur mund të vërehet se një person mund të dallohet se ka sëmundje të belbëzimit.

“ Kryesisht në moshat 2-5 vjeç, moshë e cila ku fëmijët ka një shpërthime gjuhësore,rritet numri i fjalëve që fëmija i përdor gjatë rutinës të tij gjatë komunikimit për me pas një komunikim efektiv, paraqitet një lloj i belbëzimit i cili ndihet si belbëzim zhvillimor ose belbëzimi fiziologjik, gjë që nënkupton ky lloj i belbëzimit largohet më kohën.”

Sipas mjekut janë dy belbëzime, belbëzimi fiziologjik dhe belbëzimi kronik.

“Janë dy belbëzime, belbëzimi fiziologjik dhe belbëzimi kronik, i cili paraqitet nëse zgjat më , shumë se 6 muaj ose ka ndonjë faktor i cili ndikon, siç janë faktorët trashëgues, mund të jenë edhe faktorët shëndetësor që lidhen me aspektin e dëmtimit të trurit ose faktorët motorik,” përfundoi Xhelili.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.