Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

U sakrifikua një polic por u shpëtuan 300 të tjerë – Spahiu – Topalli: Po çka fituam o Nexh?

Gazeta10
25 September 2023 - 21:53

Në emisionin “Politiko” kanë filluar diskutimet ku një debat në mes dy analistave Faton Topallit dhe Nexhmedin Spahiut ka ndodhur për situatën e ndodhur në veri ku si pasoj e saj ka mbetur i vrarë një policë.

Tutje Spahiu ka thënë se u sakrifikuan një policë por u shpëtuan 300 të tjerë ndërsa për këtë ka reaguar analisti Faton Topalli po ka thënë po çka fituam me këtë.

“Vërtet ka sakrifikuar një policë por ka shpëtuar jetën e 300 të tjerëve, sepse nëse do të ishte zhvilluar kjo band dmth 200 deri 300 policë ishin vrarë edhe na e kishum humbë atë pjesë të territorit të Kosovës”, ka thënë Spahiu.

Por me këtë deklarat nuk është pajtuar Topalli.

“Ҫfarë dobie i sjell procesit kjo, brenda 24 orëve janë mbledhur përfaqesuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë edhe kanë bërë thirrje të bëhet Asociacioni. Problemt nuk zgjedhen me dhunë edhe a e pe çfarë ndodhi dje çka fitum na kurgjo prej saj. Po çka fituam o Nexh?”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.