Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Legjenda e futbollit rumun: Rrahmani fantastik, Bukureshti do të fitojë miliona nga ai

Gazeta10
26 September 2023 - 13:01

Rapid Bukureshti fitoi derbin rumun me CFR Cluj me rezultatin 3-1, pasi Albion Rrahmani bëri një tjetër shfaqje mbresëlënëse. Së pari, kosovari humbi një penallti, por realizo dy gola në pjesën e dytë, derisa asistoi tek goli i tretë.

Pas ndeshjes me CFR Cluj, Albion Rrahmani (23 vjeç) mori vlerësime nga të gjitha anët. Kosovari tashmë ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshje në Rumani dhe është në vendin e parë në renditjen e golashënuesve.

Adrian Ilie, ish-reprezentuesi i Rumanisë, është i bindur se Rapid do të arkëtojë një shumë të madhe për transferimin e Rrahmanit nëse sulmuesi ruan të njëjtin nivel.

“Një lojtar shumë interesant, shumë i mirë, ka cilësi para portës, është teknik. Ai e kupton lojën, edhe pse është i ri. Lojtar shumë interesant, më pëlqen, mendoj se Rapid do të mbledhë shumë para për të, largohet për 5 milionë euro” , ka thënë Adrian Ilie, përcjell “Fanatik”.

Ndërkohë, ish-sulmuesi i Ballkanit pas ndeshjes deklaroi se synon që të largohet nga Rapidi për të luajtur në njërën nga pesë ligat më të mëdha në futbollin evropian.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.