Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohen dy shtetas të Kosovës në Mal të Zi që kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar

Gazeta10
04 October 2023 - 17:41

Policia e Kosovës ka njoftuar në Mal të Zi janë arrestuat dy shtetas të Kosovës, të cilët kërkoheshin me urdhër arrest ndërkombëtar për krime lufte.

Personi i parë është Z.V. (viti i lindjes 1961), i cili është arrestuar më 1 tetor.

“Pas koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve reciproke të Policisë së Kosovës me autoritetet kompetente të Malit të Zi, më datë 01.10.2023, autoritetet e Malit të Zi e kanë arrestuar në territorin e tyre personin e kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar me inicialet Z.V (viti i lindjes 1961) shtetas i RKS-së, i kërkuar nga autoritetet e Kosovës për veprën penale “Krime Lufte”.|

Ndërsa më 4 tetor është arrestuar I.B. (viti i lindjes 1975).

“Po ashtu me datë 04.10.2023, autoritetet e Malit të Zi e kanë arrestuar në territorin e Malit të Zi personin e kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar me inicialet I.B (viti i lindjes 1975) shtetas i RKS-së, i kërkuar nga autoritetet e Kosovës për veprën penale “Krime Lufte”.”

Policia ka thënë se personat e arrestuar i janë nënshtruar procesit të ekstradimit nga Mali i Zi për në Kosovë sipas procedurave të parapara ligjore.

“Policia e Kosovës përmes ILECU-t, vazhdon në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve të tjera, dhe me organizatat ndërkombëtare policore e të sigurisë, me qëllim të arrestimit të personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimit apo sjelljes së tyre para organeve të drejtësisë.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.