
Deputetja e VV-së, Arbreshë Kryeziu në emisionin “Politiko” nuk është pajtuar me deklaratën e presidentës, Vjosa Osmani.
Sipas saj nuk është kohë të mendohet për hartimin e draftit të Asociacionit, raporton Gazeta10.
“Në këtë situatë që jemi më e pakta është të mendojmë për hartimin e draftit të Asociacionit, unë nuk pajtohem që është momenti i duhur tani sepse nëse kthehemi tash prej kësaj situate në dialog – Asociacion, po mendojë që nuk i bëjmë mirë situatës, kështu që para se të vijmë tek diskutimet se si do të duket strukturimi i pikës së dhjetë të planit të veprimit po mendojë që ka shumë gjëra të tjera të cilat duhet të trajtohen më me kujdes siç është heqja e sanksioneve ndaj shtetit të Kosovës”, tha ajo në Kanal10./Gazeta10