Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Selimi: Kosova duhet të kërkojë raportues special nga KE-ja për sulmin në Banjskë

Gazeta10
05 October 2023 - 11:39

Ish-kryediplomati i Kosovës Petrit Selimi, ka thënë se Serbia e ka të ndaluar ekstradimin e të akuzuarve në shtetet e treta.

Selimi iu referua kërkesës së Kosovës për arrestimin dhe ekstradimin e pjesëmarrësve në agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.

“Po përsëris edhe shqip: vajtimet dhe ankesat nuk sjellin rezultat ndryshe nga e kaluara. Kërkesat post-Banjskë duhet konkretizuar: ne mes tjerash mund të kërkohet raporter special të KE per sulmin terrorist, rrethanat dhe aktoret e involvuar. Një dikmarti të fokusuar në Serbinë”, tha Selimi.

I dyshuari kryesor Milan Radoiçiq, u arrestua të marten nga autoritetet serbe, si i dyshuar për trafikim të armëve.

Ai u lirua vetëm pas 24 orëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.