
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka folur edhe rreth qenëve endacak në Vushtrri.
Ai gjatë intervistës thotë se qenët endacak në Vushtrri do të trajtohen më mirë sesa në Prishtinë, raporton Gazeta10.
“Unë mendojë se ne kemi me bo ma mirë se Prishtina sepse deri tash nuk ka pasë legjislacion për trajtimin e qenëve endacak, nëpër kampe në strehimore të tyre dhe dikuhnd para tre muaj ditëve është nxjerrur udhëzimi administrative që specifikon qartë dhe ne i kemi ndarë 300 mijë euro, tenderi do të shpallet në janar të vitit të ardhshëm dhe unë besoj që kompanitë veterinare kanë me apliku dhe mi marr qenët dhe me e bë strehimin e tyre”, tha ai në Kanal10./Gazeta10