Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kur e ka përballë Kurtin është në gjendje me bë gjithçka që t’ia bëjë qejfin – Për kë po flet Musliu?

Gazeta10
05 October 2023 - 20:54

Në emisionin “Politiko”, sot është diskutuar për ngjarjet të cilat kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu musafire në këtë emision ka komentuar një situatë ku deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të enjten është nervozuar me njërin nga deputetët e VV-së , të cilit i është drejtuar me fjalët “veç mos më shti me të ardh qaty”.

Për këtë Ganimete Musliu ka thënë se bëhet fjalë për deputetin e LVV-së, Adnan Rrustemi ku ka thënë se në momentet kur e ka përballë Kurtin është në gjendje me bë gjithçka që t’ia bëjë qejfin.

“Kjo ngjarje në Kuvendin e Kosovës na ndodhin jo shpesh dhe Bekë Berisha këtë diskutim e kishte me deputetin e LVV-së ku është i ulur në karrikën e parë edhe në momentin që ai kur është përballë Kurtit është në gjendje me bë gjithçka që t’ia bëjë qejfin”, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.