Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

A u fuqizua Radoiçiq përmes shqiptarëve? – Tregon deputeti i PDK-së

Gazeta10
06 October 2023 - 18:40

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, në emisionin Raport në Kanal10, ka thënë se institucionet në vend vazhdimisht janë munduar t`i integrojnë serbët ndonëse sipas tij janë vet ata që kanë dështuar në këtë drejtim për shkak të formave kriminale dhe terroriste.

Tutje Lushtaku ka shtuar se në momentin kur Radojçiq ka qenë në Listën e Zezë nga amerikanët, edhe institucionet e vendit e kanë ndërprerë bashkëpunimin me të.

“Kosova nga fillimi ka marrë nje përgjegjësi e cila ka ardhë me vet pavarësinë e vendit. Ne jemi munduar ti integrojme serbët në përgjithësi, nuk ka qenë e lehtë, besoj që në këtë pjesë serbët janë ata që kanë dështuar dhe me format kriminale dhe terroriste po mundohen pastaj me trazu këtë demokraci që e kemi ne.Krimi asnjëherë nuk është justifikuar, dhe në rastet kur një person ka qenë në Listën e Zezë të amerikanëve si është rasti i Radojciq të gjitha institucionet politike janë larguar nga bashkëpunimi i tyre edhe partitë politike me sa kujtoj”, ka thënë Lushtaku.

Deputeti i PDK-së ka rikujtuar bashkëbisedimin mes Radojçiqit dhe kryetares së Grupit Parlamentar Mimoza Kusari-Lila.

Ai ka thënë se trajtimi i kërkesave të tij nga Kusari-Lila e bën të dyshimtë këtë gjë.

“Ne kemi një skandal tjetër kur kryetarja e grupit parlamentar bashkëbisedon për t’i akomoduar kërkesat e Milan Radojciqit. Vet forma e komunikimit dhe bashkëbisedimit dhe trajtimit të kërkesave të Milan Radojçiqit bën këtë gjë shumë të dyshimtë”, ka përfunduar ai./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.