
Kombëtarja Shqiptare po vazhdon me përgatitjet për ndeshjet e muajit tetor që do t’i zhvillojë kundër Çekisë dhe Bullgarisë.
Të drejtuarit e Sylvinhos aktualisht kryesojnë E të kualifikimeve më 10 pikë të grumbulluara.
Një fitore eventuale kundër Çekisë do ta afronte kombëtaren kuq e zi një hap larg kampionatit europian “EURO 2024” që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Një mungesë e madhe për Shqipërinë në këtë grumbullim do të jetë qendërmbrojtësi, Ardian Ismjali, i cili mungon shkaku i një lëndimi.
Përkundër Ismajlit, lojtarët e tjerë të ftuar nga tekniku brazilian do të jenë në dispozicion për këto dy ndeshje.
Shqipëria luan kundër Republikës Çeke më 12 tetor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Ndeshja e parë e luajtur mes këtyre dy kombëtareve në Pragë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Ndërsa, më 17 tetor, Shqipëria luan ndeshje miqësore kundër Bullgarisë. Edhe kjo ndeshje luhet në stadiumin “Air Albania”.