
Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, duke debatuar në lidhje me atë se a duhet të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi pas sulmit terrorist në Banjskë, gazetari Fidan Rama ka thënë se as Kurti dhe as Konjufca nuk vendosin se a është prioritet dialogu apo jo.
Sipas tij Kosova nuk është e gatshme dhe nuk mund ta refuzojë dialogun.
“Në momentin që BE-ja thërret në takim Kurtin, ai do të ‘vizatohet’ atje”, ka thënë Rama.
Rama tutja ai që Kurti nuk është vendimmarrës a duhet me shku apo jo në dialog.
Ai tha po ashtu se BE-ja po e menaxhon situatën para një mase që do ta marrë ndaj Serbisë. /Gazeta10/