
Kiara dhe Luizi, çifti më i përfolur i momentit, vazhdon ta marrë shumë dashuri nga publiku dhe së fundmi ata janë shndërruar në kopertinën e një libri.
Përmes një postimi në bërë në profilet e tyre përkatëse, Luizi dhe Kiara kanë ndarë me ndjekësit se një autore librash, e quajtur Esmeralda Memishaj, ka zgjedhur ta dërgojë dashurinë e dyshes së famshme në një tjetër nivel, duke e shkruar nëpër rreshta.
“Në Mes të Kaosit” mban titullin libri, në të cilën shfaqet si kopertinë, fotografia e dyshes, gjatë ceremonisë së dasmës, e organizuar në natën finale të “Big Brother Vip 2”.
Para pak ditës edhe këngëtari Luiz Ejlli ka hedhur në story foton e librit duke falenderuar ndjekësen e saj për libin të cilin e ka shkruar kushtuar dashurise së tij dhe Kiarës, shkruan Gazeta10.
Kujtojmë që momentalisht Luizi është i fokusuar tek premierën e filmit, “Në Kuadër të Dashurisë”, e cili u transmetua për herë të parë në Pallatin e Kongreseve më datat 9-10-11 Tetor.

