Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kush është kosovari që u dekorua me çelësin e qytetit në Mynih? (Video)

Gazeta10
19 October 2023 - 9:55

Mbrëmë në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, në një rrëfim suksesi, biznesmeni kosovar në Gjermani, Isak Neziri ka folur për sfidat që ka pas në integrimin e tregut të punës në Mynih dhe sukseset që ka arritur tani si biznesmen duke u dekoruar me çelsin e qytetit.

Neziri me kompaninë e tij “EFA” ka treguar që në vitin 2019 ka marrrë dekoratën “Çelsi i Qytetit” në Mynih, për suksesin që ka arritur në integrimin në shtetit gjerman dhe rezultat në biznes.

Ai tutje tha që nuk ka qenë e lehtë që të arrijë gjithë këtë sukses në biznes por që me punë dhe vendosmëri ka arritur që të bindë shtetin gjerman që janë punëtorë, të sinqertë dhe aktiv dhe kjo sipas tij ka ndikuar që Gjermania të shtojë numrin e punëtorëve nga Ballkani. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.