
Kompeticioni më prestigjoz i organizuar nga UEFA, Liga e Kampionëve, do të fillojë sonte me edicionin 2022/23, raporton Gazeta10.
Të martën, Liga e Kampionëve do të startojë me ndeshjet e grupit E, F, G, H, ku pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.
Përballja më interesante e ditës së nesërme pritet të jetë ajo mes Paris Saint-Germain dhe Juventusit, e cila do të zhvillohet në “Parc des Princes”.
Në anën tjetër, kampioni në fuqi i këtij kompeticioni, Real Madridi, aventurën në Ligën e Kampionëve për këtë stinor e fillon në Skoci, ku do të përballet me Celticun.
Në grupin G, Manchester City do të udhëtojë drejt Spanjës, ku do të ballafaqohet me Sevillën.
Chelsea në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve këtë sezon do t’a luajë kundër kampionit të Kroacisë, Dinamo Zagreb.
Kampioni në fuqi i Italisë, Milani, do të udhëtojë drejt Austrisë, për t’u ndeshur me ekipin RB Salzburg.
Ndeshjet tjera që zhvillohen sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve janë: Borussia Dortmund – FC Kobenhavn, RB Leipzig – Shakhtar Donetsk dhe Benfica – Maccabi Haifa. /Gazeta10/