Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dështimi i Rezolutës për Policinë, Zemaj: VV-ja dëshiron ta përdorë PK-në për joshje në fushata parazgjedhore

Gazeta10
19 October 2023 - 17:35

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka folur rreth mos kalimit të rezolutës për policinë në Kuvend.

Sipas tij, mungesa e Vetëvendosjes në Kuvend ishte e paarsyeshme dhe e pamoralshme, raporton Gazeta10.

“Ishte për keqardhje pamja e seancës së sotme, ku mungonte shumica parlamentare konkretisht Lëvizja Vetëvendosje, ishte e paarsyeshme mund të them edhe e pamoralshme, rezoluta sot nuk kërkonte më shumë apo më pak se sa plotësimin e kushteve elementare dhe një mbështetje të domosdoshme që është për Policinë e Kosovës, jo vetëm në liri por kudo që ata e ushtrojnë mandatin e tyre kushtetues”, tha ai për Kanal10.

Zemaj shton se VV-ja dëshiron ta përdorë Policinë e Kosovës si joshje për fushatën parazgjedhore që të plotësohet ndonjë kërkesë e tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.