
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës U21, Leard Sadriu, ka bërë hapin e madh në karrierë, raporton Gazeta10.
Sadriu është transferuar te skuadra sllovene, Mura.
Mbrojtësi vjen te Mura si transfer i lirë, pas aventurës që e kaloi te Shkëndija.
Sadriu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është shprehur i lumtur me kalimin e tij në elitën e futbollit slloven.
“Nga sot edhe zyrtarisht pjesë e Klubit të Futbollit Mura nga Sllovenia. Dua t’i falenderoj të gjithë ata që më përkrahen deri me tani, familjen, shokë,trenerët qe kam pasur fatin të punoj, bashkëlojtarët në klubin e Ferizajt, Shkëndisë dhe Skënderbeut.Me përulje ju premtoj se do të vazhdoj t’ju bëj krenar, duke synuar majat e futbollit.” thuhet në postimin e Sadriut.
Te Mura, Sadriu do ta ketë bashkëlojtar futbollistin tjetër të Kosovës, Mirlind Dakun.
21-vjeçari ka zhvilluar 15 ndeshje me Kombëtaren U-21, ndërsa ende nuk e ka bërë debutimin me ekipin A të ‘Dardanëve’. /Gazeta10/