
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se sipas raportimit të Ministrit të Financave, është vërtetuar se asnjë cent s’është paguar për dëmet e shkaktuara nga vërshimet më 27 janar të këtij viti.
Hoti ka thënë se s’janë paguar as dëmet e vitit 2022.
Deputeti i LDK-së ka thënë se Kuvendi i Kosovës në mars të vitit 2023 ka ratifikuar marrëveshjen me Bankën Botërore ku një pjesë e mjeteve janë paraparë për kompensim të dëmeve
Reagimi i plotë:
Në raportimin e Ministrit të Financave, u vërtetua se asnjë cent nuk është paguar për dëmet nga vërshimet e ndodhura më 27 janar 2023, dëme në vlerë prej 23.5 mil euro, ku janë dëmtuar 1,253 familje/shtëpi, 214 biznese dhe 582 ekonomi bujqësore
Nuk janë paguar as dëmet e vitit 2022, në shumë prej 7.2 mil euro.