Një person është gjetur pa shenja jete në Gjilan, shkruan Gazeta10.
Sipas informacioneve të para, trupi i pajetë është gjetur në fshatin Livoç.
Nga Policia kanë konfirmuar për Gazeta10 se në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori, Policia dhe ekipi mjekësor.
Poashtu zëdhënësi i policis së Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar për Gazeta10 se një vajzë ka bërë vetëvrasje.
“Stacioni Policor Gjilan sot me datën 23.10.2023 rreth orës 14:47 ka pranuar informacion përmes linjës 192 ku dyshohet se një femër kosovare shqiptare është vetëvrarë tek penda e Livoqit. Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se sipas mjekut kujdestar viktima femër rreth 40 vjeçare është pa shenja jete. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësite policore relevante të cilat janë duke i hetuar rrethanat e rastin në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë ai.
Më poshtë shihni video nga vendi i ngjarjes të siguruar nga Frononline.