Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Albin Kurti udhëton drejt Greqisë

Gazeta10
24 October 2023 - 10:03

Kryeministri Albin Kurti është nisur për në Greqi këtë të martë.

Siç  njofton Zyra e Kryeministrit, ai do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”.

Gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene, kryeministri Kurti do të ketë dhe takime bilaterale, por nuk është konfirmuar se për çfarë nivelesh bëhet fjalë.

Vizitat e Kurtit në Greqi kanë qenë të shpeshta, krahasuar me vendet tjera. Hera e fundit që ai ishte atje është gushti i këtij viti.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por për këtë pas shpeshtimit të vizitave dypalëshe, ka pasur paralajmërime se mund të ndodhë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.