
Klubet e mëdha angleze, Liverpooli dhe Chelsea janë alarmuar pasi kanë mësuar se gjermanët e Borussia Dortmund janë gati ta shesin sulmuesin Youssoufa Moukoko.
Reprezentuesi gjerman pëlqehet nga dy gjigantët anglezë, Liverpooli dhe Chelsea pasi klubi gjerman veçse kanë treguar gatishmëri për të lejuar largimin e tij në janar.
Interesim për lojtarit kanë shprehur edhe rivalët gjerman, Kolni, të cilët duan huazimin e 18-vjeçarit deri në fund të sezonit.
Megjithatë, Dortmundi preferon një shitje të Moukokos, për të pasur fonde për blerjen e një sulmuesi të ri.