Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Minatorit që iu keqësua shëndeti e dërgojnë me ndihmë të shpejtë në spital

Gazeta10
24 October 2023 - 23:01

Një minator po dërgohet me ndihmë të shpejtë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, pasi të njëjtit iu është keqësuar gjendja gjatë grevës të cilën ata po e mbajnë.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, i cili tha se edhe një numër i madh i minatorëve tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Për momentin një minator është duke u dërguar me ndihmë të shpejtë në spitalin e Mitrovicës dhe gjendja e tij është përkeqësuar, e kanë qitë me lese jashtë. Ka numër të konsiderueshëm të mintaroëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha ai.

Kujtojmë se minatorët e Minierës me Flotacion janë futur sot në grevë ku kërkojnë realizimin e pagës mujore, shkarkimin e kryeshefit dhe sigurime shëndetësore e kushte të punës./Kk

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.